Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Finlandë, disa të plagosur

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 10:13 | Bota

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë fillore në Finlandë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur 3 fëmijë, njofton Reuters.

Një i dyshuar, i cili po ashtu mësohet se është i mitur, është arrestuar. Mësohet se shkolla ka të regjistruar gjithsej 800 nxënës dhe 90 persona pjesë e stafit.

Shkolla Viertola ka nxënës të moshës shtatë deri në 15 vjeç si në moshën fillore ashtu edhe në atë të mesme. Nxënësit sapo ishin kthyer në shkollë pas pushimeve për Pashkët katolike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos