Bombat e komanduara ruse goditën një bllok apartamentesh në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke vrarë të paktën tre persona e duke plagosur 29 të tjerë.
Pas kësaj, Presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë ndihmë nga aleatët e Kievit.
Sakaq, nga ana tjetër Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Sipas portalit “Defense News”, ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit.
Tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026. (A2 Televizion)