Më shumë se 8,000 të vdekur është bilanci i përditësuar i palestinezëve që kanë humbur jetën nga konflikti i armatosur midis Hamasit dhe Izraelit në
Gaza.
Njëherësh me shifrat e përditësuara nga ministria palestineze e Shëndetësisë, IDF-ja izraelite njofton se luftëtarë të armatosur të Hamasit janë përpjekur të hyjnë në Izraeli nga deti, por janë neutralizuar.
Po ashtu janë publikuar pamjet e një beteje të ashpër të zhvilluar midis ushtrisë izraelite dhe njerëzve të Hamasit brenda Gazës, në pjesën veriore të Rripit.
כלי טיס של חיל האוויר שמוכוונים על ידי כוחות צה״ל תקפו מבנים צבאיים של ארגון הטרור חמאס, בחלקם שהו מחבלים של הארגון. בנוסף, הותקפו עמדות נ"ט, עמדות תצפית ותשתיות צבאיות.
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) October 29, 2023
הכוחות חיסלו מחבלים שירו לעבר הכוחות וכן מחבלים שזוהו בקו החוף במרחב זיקים בשטח רצועת עזה pic.twitter.com/OiDDl5xwmO
Në postimin e tyre në platformën X, Forcat izraelitë të Mbrojtjes shkruajnë: “Terroristët që qëlluan mbi ushtarët [izraelitë] u vranë, si dhe terroristët e vërejtur në vijën bregdetare në Rripin e Gazës pranë zonës Zikim në Izraelin jugor”.
Më herët, edhe në llogarinë në Telegram të Brigadave Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, u raportua për përleshje të ashpra pranë Beit Lahia në Gazën veriore, duke pretenduar se u kishin zënë pritë trupave izraelite. (A2 Televizion)