Një incident i rëndë është regjistruar në protestën e radhës pro-Palestinës që u mbajt në qytetin e Adanas në Turqi.
Sipas asaj që raportojnë mediat, protestues me flamuj të Turqisë dhe Palestinës janë përpjekur të hyjnë me forcë në bazën amerikane të Incirlik dhe mes brohorimash kanë kërkuar mbylljen e saj dhe largimin e ushtarëve nga vendi.
The Erdogan gov't is now in a state of panic after a intelligence agency MIT's siege operation at Incirlik Air Base, where US troops are stationed, backfired.
— Abdullah Bozkurt (@abdbozkurt) November 5, 2023
The containment and damage control is in place with police finally authorized to respond to groups attempting to breach… pic.twitter.com/s5I1GkVT5Q
Protestuesit patën përplasje me forcat e sigurisë që mbrojnë bazën të cilat përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të larguar turmën.
Manifestimi ishte organizuar nga grupi humanitar turk IHH dhe vinte pas takimit që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi në Ankara.
Turqia ka kritikuar Izraelin për vrasjet në Gaza, ndërsa president Erdogan ka kritikuar vazhdimisht SHBA për mbështetjen e saj pa kushte ndaj Izraelit. (A2 Televizion)