Papa Françesku ndërpret fjalimin: Nuk jam mirë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2023, 18:03 | Bota

Papa Françesku ndërpret fjalimin: Nuk jam mirë

Papa Françesku  vijon të shqetësojë me shëndetin e tij dhe këtë e tregoi dhe këtë të hënë gjatë një takimi që po zhvillonte me disa rabinë europianë.

Teksa ishte duke lexuar fjalimin përpara të pranishmëve, Papa e ka ndërprerë atë, duke shtuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ju përshëndes të gjithëve dhe ju falënderoj për këtë vizitë që më gëzon shumë. Por ndodh që nuk jam mirë dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ju jap një kopje”, deklaroi kreu i Vatikanit.

Papa Françesku kishte probleme me frymëmarrjen teksa përshëndeti rabinët në fillim të takimit, kjo edhe për arsyen se atij i mungon një pjesë e njërës mushkëri, e cila iu hoq kur ai ishte i ri në Argjentinë.

Më herët gjatë këtij viti, Papa iu nënshtrua një operacioni në 7 qershor për të riparuar një hernie abdominale. Ai kaloi nëntë ditë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos