India përuron tempullin e ri mbi rrënojat e xhamisë së shembur në 1992

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 08:23 | Bota

India përuron tempullin e ri mbi rrënojat e xhamisë së

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ishte i pranishëm në qytetin e Ayodhya për të inauguruar tempullin madhështor të hyjnisë hindu Ram.

Tempulli është ngritur në rrënojat e një xhamie të shekullit të 16-të, të rrafshuar nga turmat hindu në vitin 1992. Shembja e saj kishte shkaktuar trazira mbarëkombëtare, në të cilat vdiqën rreth 2000 njerëz.

Mijëra persona ishin të ftuar në përurimin e tempullit, duke përfshirë yjet të kinematografisë, industrialistë dhe lojtarë të kriketit.

Por disa drejtues hindu dhe shumica e opozitës po qëndrojnë larg, duke thënë se Modi po e përdor këtë për përfitime politike.

Zgjedhjet e përgjithshme në Indi pritet të mbahen në muajt e ardhshëm dhe rivalët politikë të Modi thonë se Partia qeverisëse, Bharatiya Janata, do të kërkojë vota në emër të tempullit në një vend ku 80% e popullsisë janë hindu.

Tempulli përmbush një premtim nacionalist hindu prej dekadash, për të ndërtuar një faltore për hyjninë Ram në Ayodhya. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos