Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Trump një hap tjetër drejt nominimit, tërhiqet nga gara Ron DeSantis

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 07:11 | Bota

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka hequr dorë nga gara presidenciale e vitit 2024 dhe ka shprehur mbështetjen për Donald Trump, në betejën e këtij të fundit për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht problemeve gjyqësore me të cilat është duke u përballur.

DeSantis dha dorëheqjen përpara zgjedhjeve paraprake republikane në New Hampshire, të cilat konsideroheshin një test kyç.

DeSantis më parë konsiderohej si një pretendent i fortë për nominimin e republikanëve, por të dielën ai tha se nuk kishte një rrugë të qartë drejt fitores.

Republikani 45-vjeçar ishte parë gjerësisht si pasues i natyrshëm i zotit Trump, falë stilit të tij luftarak dhe pikëpamjeve thellësisht konservatore.

Në fillim të vitit 2023, ai kryesoi në sondazhe ndaj ish-presidentit Trump. Por mbështetja ndaj guvernatorit të Floridës ka rënë prej disa muajsh, për shkak të një strategjie të gabuar fushate, pamundësisë për të krijuar një lidhje me votuesit dhe mbështetjes së palëkundur të bazës republikane ndaj Trump.

Nikki Haley, sfiduesja e fundit e mbetur e Trump, tha se ajo ishte "e vetmja" në gjendje të mposhtte Presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani