Autoritetet britanike kanë nisur një hetim pasi dy anije luftarake të Mbretërisë së Bashkuar u përplasën gjatë manovrave në një port në Bahrein.
Askush nuk u lëndua nga incidenti, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, duke refuzuar të komentojë natyrën e përplasjes.
Dy anijet e përfshira në incident janë pjesë e pranisë së përhershme të Britanisë së Madhe në Gji, për të ndihmuar në vijimin e kalimit të anijeve tregtare në këto ujëra. (A2 Televizion)