Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Marshim pro-Palestinë në Itali, policia shpërndan me ujëhedhëse protestuesit

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 17:43 | Bota

Policia italiane përdori makinat ujëhedhëse për të shpërndarë protestuesit pro-palestinezë, që qëndronin jashtë një ekspozite ari dhe gurësh të çmuar, në qytetin Italian të Vicenzës, në veri të vendit.

Protesta ishte thirrur atje pikërisht për të kundërshtuar praninë e izraelitëve, në pavionin e tyre në këtë ekspozitë.

Me qindra qytetarë pro-palestinezë, nisën protestën, duke lëshuar edhe gurë në drejtim të godinës dhe kaq mjaftoi që policia të ndërhyjë.

Përplasjet nisën që prej mesditës dhe u desh koha që situata të vihej nën kontroll, mes policëve të lënduar dhe disa demostruesve, të ndaluar.

Protesta janë organizuar këtë fundjavë por të qetë, edhe në qytete të tjera italiane, nga komuniteti palestinez.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli