Në pritje të vendimit të gjykatës, Trump hedh poshtë akuzat e shkrimtares Jean Carroll

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 17:35 | Bota

Gjithçka ndodhi thuajse 3 dekada më parë, në një dyqan në Nju Jork. Këshilluesja e një gazete në atë kohë, E Jean Carroll, tha se po dilte nga “Bergdorf Goodman”, kur papritur u përplas me Donald Trump.

“Ai më tha: eja më këshillo, dua të blej një dhuratë. I thashë, oh për kë? Më tha, për një vajzë, u magjepsa”.

Carroll thotë se shkuan drejt departamentit të të brendshmeve, në katin e 6. Bënë shaka fillimisht se cili prej të dyve duhej t’i provonte ato veshje intime.

Ajo ndoqi Trumpin në dhomën e zhveshjes. Pikërisht aty, ajo thotë se nisi sulmi, që do t’i ndryshonte jetën.

“Sapo u futa aty, ai mbylli derën dhe më shtyu pas murit. Më përplasi kokën në mur dhe më puthi. Thjesht u shokova”, tregon Carroll.

Thotë se Trump ushtroi dhunë ndaj saj, teksa e shtrëngonte me duar. 

“Aty gjithçka u kthye në serioze. E kuptova se aq ishte, aty nisa të luftoj”

 

Carroll thotë se u largua me vrap nga dyqani dhe nga ai moment, vendosi që ta mbajë sekret nga viti 1996. Kjo ndodhi deri në qershor të vitit 2019, kur historinë e saj e ndau me publikun. Ishte fillimisht revista “Neë York Magazine” që publikoi pjesë nga libri i saj me kujtime. Po prej asaj dite, Donald Trump vazhdon ta mohojë atë çfarë E. Jean thotë se ndodhi, madje mohon edhe që e njeh Carroll.

“Nuk e kam as idenë se kush është kjo grua. Kjo grua në fakt ka akuzuar edhe burra të tjerë për të njëjtën gjë. Janë akuza totalisht false”, thotë ish-presidenti.

Fillimisht Carroll e paditi Donald Trump në vitin 2019 për shpifje dhe vite më pas, ja doli me sukses, të dalë në një proces gjyqësor përballë tij. në vitin 2022, nën këshillat e avokatëve në Nju Jork, ajo dorëzoi edhe një padi të dytë ndaj ish presidentit, përsëri për shpifje. 

Çështja doli në gjyq vitin e shkuar. Trump nuk u paraqit në gjyq, por atje u shfaq para jurisë një video, ku edhe njëherë, mohonte kategorikisht të kishte përdhunuar Carroll.

“Ajo tha se unë kisha bërë diçka, që në fakt nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka asgjë të vërtetë. Se di për çfarë flet ajo”, shprehej ish-presidenti.

Madje, në një foto, Trump e ngatërroi atë edhe me gruan e tij të dytë, Marla Maples. Më pas dha shpjegoi e mbrojti veten pas akuzave për dhunë të ngritura ndaj tij, edhe pas një videoje të publikuar, ku ai flet keq për gratë.

“Ky është lajm i vjetër. E kam kundërshtuar vazhdimisht, siç vazhdoj të bëj me çdo akuzë që ngrihet kundër meje”.

Juria vendosi që Trump kishte abuzuar seksualisht me Carrol dhe Trump u dënua, me detyrimin që t’i paguante kësaj të fundit, shumën e 5 milionë dollarëve. Por kjo nuk e ndali Trump. Një ditë pas vendimit të gjykatës, në një Tuanhall të CNN, Trump lëshoi këtë deklaratë.

“Betohem, nuk e kam bërë kurrë atë gjë. Dhe betohem se as nuk e kam idenë se kush është ajo”.

Carroll iu rikthye edhe njëherë padisë së saj për shpifje, në vitin 2019, duke kërkuar këtë herë 10 milionë dollarë, pas sulmeve të përsëritura sipas saj nga Trump, që përbënin dhunë verbale.

Tashmë mes angazhimeve elektorale me synimin për të rimarrë pushtetin këtë nëntor, Trump duhet të përballet edhe me procese të njëpasnjëshme gjyqësore. Avokati i tij tha se Trump mund të dështojë javën e ardhshme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos