Zelensky sfidon Trump: Thua që e ndal luftën për 24 orë, hajde në Kiev

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 16:57 | Bota

Zelensky sfidon Trump: Thua që e ndal luftën për 24 orë,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për median britanike Channel 4 Neës, ftoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të vizitojë Kievin.

Sipas Zelensky kjo ftesë për Trump ka vetëm një kusht, që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë të demonstrojë aftësinë e tij për t'i dhënë fund luftës me Rusinë brenda 24 orëve, siç ka deklaruar disa herë në intervista të ndryshme.

“Ai është i mirëpritur të vijë këtu, por unë mendoj se ai nuk mund ta përfundojë luftën në 24 orë, pa i dhënë tokën tonë Putinit”, tha Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos