Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes në Kinë, ku 13 nxënës humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu konviktin ku ata qëndronin.
Tragjedia ndodhin në fjetoren e shkollës në Henan, teksa shumë nxënës të tjerë mbetën të intoksikuar, teksa tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, pas raportimeve për zjarr, por flakët ishin përhapur me shpejtësi të mëdha.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit dhe të paktën një person i lidhur me shkollën është arrestuar. (A2 Televizion)