Sulmohet baza ushtarake, plagosen ushtarët amerikanë

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 18:36 | Bota



Disa ushtarë amerikanë u lënduan, teksa një ushtar irakian mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me raketa në bazën ajrore të Ain al-Asad mëngjesin e së shtunës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sulmi mund të jetë realizuar me një raketë balistike, teksa asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë e tij.

Mbi bazën ushtarake ranë dhe disa raketa të tjera dhe mendohet se grupet e militantëve irakianë fshihen pas tyre.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në mes të tetorit, ushtria amerikane është sulmuar të paktën 58 herë në Irak dhe 83 herë të tjera në Siri, nga grupe militantësh të mbështetur nga Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos