4 anëtarë të Forcave të Sigurisë së Iranit u vranë në një sulm ajror mbi kryeqytetit sirian. Garda Revolucionare islamike e Iranit fajësoi Izraelin për sulmin, ku veç 4 këshilltarëve të lartë të saj të politikës, ushtrisë dhe ekonomisë, mbetën të vrarë edhe dhjetëra forca siriane.
Izraeli ende nuk ka reaguar, ndonëse sulme të tilla janë intensifikuar që kur nisi lufta ndaj Hamasit në 7 tetor të vitit të shkuar.
Anëtarët e Gardës së Iranit janë prezentë në Siri që kur nisi lufta civile atje në 2011,në ndihmë të regjimit të president Bashar Al asad dhe kundër rebelëve ndaj tij.
Raketat nga ajri këtë të shtunë ranë në lagjen Mazzeh, në veriperëndim të Damaskut, shtëpi e një aeroporti ushtarak, sikurse edhe qendër e zyrave të Kombeve të Bashkuara atje, ambasadave dhe restoranteve. (A2 Televizion)