Protestat kundër ekstremistëve të krahut të djathtë, Scholz i mbështet

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 19:28 | Bota

Protestat kundër ekstremistëve të krahut të djathtë,

Mijëra vetë dolën në protestë këtë të shtunë edhe në disa qytete te Gjermanisë, me thirrjet dhe sloganin “Kurrë më është tani” “Kundër urrejtjes” dhe “Mbroni demokracinë”.

Turma të mëdha njerëzish kanë dalë në protestë ditët e fundit, por demonstrata e sotme u thirr kundër ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët njihen për planet e tyre për deportimin e miliona emigrantëve, përfshirë këtu edhe qytetarëve me shtetësi gjermane.

Mijëra vetë u mblodhën në Frankfurt, Stutgart, Nuremberg dhe Hanover. Numri më i madh, mbi 50 mijë vetë, u mblodhën në Hamburg, më pas edhe në Berlin e Mynih.

Pro protestës u shpreh përmes një video mesazhi edhe kancelari Olaf Scholz, i cili e quajti reagimin popullor, të drejtë dhe me vend.

Partia ADF, Alternativa për Gjermaninë është nën hetim nga autoritetet e sigurisë në disa qytete gjermane dhe rrezikon të shpallet po prej tyre, si një organizatë ekstremiste, një lëvizje që mund të çojë edhe në shkrirjen e saj. Partia gjithsesi i ka mohuar akuzat e ekstremizmit apo racizmit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos