
Irani ka njoftuar se do të ndalojë sulmet ndaj Izraelit, pasi vendet shkëmbyen zjarr në atë që ka qenë përshkallëzimi më i keq që nga nga prilli. Por një deklaratë nga selia e komandës më të lartë ushtarake të vendit paralajmëron se do të ndërmarrë një përgjigje "më të ashpër" nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin jugor.
Kjo vjen pasi Donald Trump u tha Iranit dhe Izraelit të ndalonin të shtënat” dhe tha se të dy vendet po “synonin të bënin një armëpushim të menjëhershëm, ndërsa këmbënguli se një marrëveshje paqeje është afër.
Përpara përshkallëzimit, Trump i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të përmbahej nga hakmarrja kundër Iranit.
Izraeli kreu sulme ajrore në Iranin perëndimor dhe qendror pasi Irani filloi të qëllonte me raketa drejt Izraelit të dielën.
(A2 Televizion)