
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sonte në orën 21:00, sipas kohës lokale, Kabinetin e Sigurisë Kombëtare, në mes të përshkallëzimit të konfliktit me Iranin dhe Hezbollah-un.
Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i kabinetit për mediat izraelite. Sipas burimeve të cituara nga “The Times of Israel”, Izraeli ka vendosur përkohësisht të pezullojë sulmet ndaj Iranit pas presionit të ushtruar nga Shtëpia e Bardhë, megjithëse një vendim përfundimtar ende nuk është marrë, shkruan A2CNN.
Ndërkohë, nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Benjamin Netanyahu apo zyra e tij lidhur me zhvillimet e fundit dhe përplasjet që nisën mbrëmjen e kaluar.
Mbledhja e kabinetit vjen në një moment kritik për sigurinë rajonale, ndërsa shqetësimet për një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme mbeten të larta. (A2 Televizion)