Izraeli bën gati lazerat anti-raketorë, Irani “nxjerr dhëmbët”: Përgjigje shkatërruese ndaj armiqve

Nga Rosalba Bejdo
2 Nëntor 2024, 14:42 | Bota

Izraeli bën gati lazerat anti-raketorë, Irani “nxjerr

Ju deshën 18 vjet për ta konceptuar, 10 për ta ndërtuar dhe 4 për ta testuar. Quhet Iron Beam, dhe do të zëvendësojë sistemin Iron Dome, i cili përgjatë këtyre viteve ka shpëtuar mijëra izraelitë nga raketat e Hamasit, Hezbollahut, Huthëve, Iranit dhe Irakut. Është një super lazer që ngjitet në qiell deri në 10 km dhe djeg çdo gjë që fluturon; predha, dronë apo raketa.

Benjamin Netananjahu ka kërkuar që të vërë në përdorim menjëherë mburojën e re të pathyeshme, por gjeneralët kanë vendosur si afat vitin e ardhshëm, me një premtim. Sistemi i ri do të çelë një tjetër epokë të luftës, teksa pritet një përshkallëzim edhe më i rrezikshëm me Iranin.

Republika Islamike ka paralajmëruar përgjigje të fortë pas sulmit izraelit në bazat ushtarake, dhe Izraeli është në gjendje maksimale alarmi. Në një deklaratë të fundit, lideri supreme Ajatollahu Ali Khameni tha se kundërpërgjigjja e tyre do te jete shkatërruese.

“Armiqtë, qofshin regjimi sionist, apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin një përgjigje shkatërruese për atë që po i bëjnë Iranit, popullit tonë dhe frontit të rezistencës”.

 Po ashtu gjenerali Hosein Salami tha se reagimi i tyre do të jetë i paimagjinueshëm. Të premten një këshilltar i Khameneit paralajmëroi se Teherani me gjasë do të rriste rrezen e raketave balistike dhe do të rishikonte doktrinën bërthamore. Mes tensioneve në rritje me rivalin historik Izraelin, vendi mund të heqë dorë nga angazhimi që zyrtarisht e pengon të prodhojë armë nukleare.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos