Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 33%
  • 1 mars 33%
  • Nuk e uroj 33%

Izraeli godet bazën e Hezbollaut në Bejrut dhe vret numrin dy të Hamasit

Nga A2 CNN
2 Janar 2024, 19:22 | Bota

Izraeli godet bazën e Hezbollaut në Bejrut dhe vret numrin dy të

Lufta në Rripin e Gazës po i afrohet tre muajve që nga nisja dhe në ditën e 88-të të saj, gjatë një bastisje të nisur nga ushtria izraelitë kundër një bastioni të Hezbollahut në Bejrut, rezulton se është vrarë numri dy i Hamasit, Saleh Arouri.

Pas deklaratës së IDF-së mbi vrasjen e tij, edhe vetë lëvizja e armatosur e palestinezëve e ka konfirmua vdekjen e nënkryetarit të tyre, duke thënë se al-Arouri u vra në një "sulm frikacak sionist".

Një zyrtar i lartë i Hamasit deklaroi se vrasja e numrit dy të lëvizjes nuk do ta gjunjëzojë "rezistencën" e tyre kundër Tel Avivit.

Vrasjet frikacake të kryera nga okupatori sionist kundër liderëve dhe simboleve të popullit tonë palestinez brenda dhe jashtë Palestinës nuk do të kenë sukses të thyejnë vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit tonë, as të pengojnë vazhdimin e rezistencës së tyre të guximshme”, tha Ezzat al- Rishq, anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Ndërkohë, sipas medias shtetërore libaneze, Izraeli ka goditur një zyrë të Hamasit në periferi të Bejrutit, ku u vra Arouri por edhe Kalil Al Hayya, një zyrtar i lartë dhe anëtar i Byrosë Politike të Hamasit.

Për vrasjen e numrit dy të Hamasit ka reaguar edhe Xhihadi Islamik, duke mbajtur një qëndrim të ashpër nëpërmjet një prej anëtarëve të organizatës.

Izraeli do të paguajë çmimin për krimet e tij", tha Ahasan Attia, sipas medias libaneze Al Mayadeen.

Në krahun tjetër, Tel Avivi është kundërpërgjigjur me një deklaratë të ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

"Ndjenja se ne do të ndalemi nuk është e drejtë. Nëse nuk mbizotërojmë qartë, nuk do të jemi në gjendje të rezistojmë në Lindjen e Mesme", tha ministri izraelit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli