Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 46%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 32%

Situatë katastrofike në Japoni, mbi 48 viktima dhe qindra godina të shkatërruara nga tërmeti

Nga Rosalba Bejdo
2 Janar 2024, 16:42 | Bota

Shkojnë në të paktën 48 viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë më 1 janar, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të mbërrijnë në zonat e izoluara ku godinat janë shembur, rrugët janë shkatërruar dhe ndërprerja e energjisë ka prekur mijëra banesa.

Tërmeti me magnitudë 7.6 u regjistrua pasditen e së hënës, duke detyruar banoret pranë bregdetit të zhvendosen në zonat më të larta, teksa dallgë tsunami goditën bregdetin perëndimor, duke zhytur në ujë banesa dhe automjete.

Grupe shpëtimi dhe personel ushtrie, prej 3 mijë pjesëtarësh janë dërguar pranë epiqendrës së tërmetit në gadishullin e NOTO në prefekturën e Ishikawa. Kryeministri Fumio Kishia, tha gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit, se operacioni i kërkim-shpëtimit për personat e prekur nga tërmeti ishte një garë me kohën.

Sipas tij ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi për të siguruar qasje në pjesën më veriore të gadishullit, ku janë raportuar zjarre dhe dëme masive në godina dhe infrastrukturë.

Shumë shërbime hekurudhore dhe fluturime në zonë janë pezulluar, ndërsa mbi 500 persona kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Në qytezën bregdetare të Suzu, deri në 1 mijë banesa mundtë jenë shkatërruar me autoritetet që e kanë përshkruar situatën si katastrofike.

Bilanci i deritanishëm i viktimave e bën tërmetin e së hënës, më vdekjeprurësin në vend, që prej 2016-s.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi