Momente tmerri në Tokio, avioni shpërthen në flakë, 5 viktima

Nga Rosalba Bejdo
2 Janar 2024, 14:28 | Bota

Momente tmerri në Tokio, avioni shpërthen në flakë, 5

Momente paniku në aeroportin Hanedas, në Tokio. Një avion pasagjerësh i Japan Airlines shpërtheu në flakë pasi u përplas në pistë me një avion të Rojes Bregdetare japoneze.

5 persona që gjendeshin në mjetin e vogël fluturues, i cili po shpërndante ndihma për të prekurit nga tërmeti, u raportuan si të vdekur. Sakaq, 379 personat në avionin e pasagjerëve mundën të evakuoheshin.

Pamje dramatike erdhën nga vendi i ngjarjes, që tregonin mjetin fluturues të përfshirë nga zjarri dhe pasagjerët që dilnin përmes rrëshqitëseve.

Avioni i Japan Airlines me numër fluturimi 515 ishte nisur nga qyteti i Sapporo, në ishullin verior të Hokkaido. Aeroporti i Hanedës në Tokio i mbylli të gjitha pistat pas incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos