Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 14%
  • Jo 86%

Izraeli pa asnjë tolerim, kthen punëtorët ditorë në Gaza

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2023, 10:58 | Bota

Izraeli pa asnjë tolerim, kthen punëtorët ditorë në

Izraeli ka nisur të kthejë në Rripin e Gazës qindra punëtorë palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve ditorë, të cilët punonin në qytete të ndryshme.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat shtojnë se në këtë mënyrë ndërpritet një ndihmë e madhe për qindra familje palestineze.

Shumë prej punëtorëve ishin bllokuar në Izrael që prej fillimit të luftimeve më 7 tetor, ditë kur militantët e Hamasit sulmuan qytetet pranë kufirit.

Sipas burimeve zyrtare më shumë se 18 mijë palestinezë kishin një leje për të punuar në Izrael përpara shpërthimit të luftës.

A2 Business