Kabina e teleferikut përplaset me shtyllën, 1 viktimë dhe 10 të lënduar në Antalia

Nga A2 CNN
13 Prill 2024, 12:14 | Bota

Një person ka humbur jetën dhe dhjetë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një kabinë teleferiku u përplas me një shtyllë të thyer. Ngjarja ndodhi të premten në Antalia.

Siç bëri të ditur Ministria e Brendshme në vend, 24 kabina mbetën të bllokuara në ajër në orën 17:23 me orën lokale. Gjashtëmbëdhjetë orë më vonë, më shumë se 60 njerëz qëndronin ende të bllokuara në 9 kabinat e mbetura në ajër.

Gjatë operacionit të shpëtimit 112 njerëz u nxorën të sigurt nga kabinat e teleferikut.

Asnjë qytetarët që po prisnin të shpëtoheshin, nuk patën lëndime kritike,” u tha gazetarëve në vendngjarje kryetari i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, Okay Memis, duke shtuar se synonin të përfundonin punën e shpëtimit para perëndimit të diellit.

Në një deklaratë në platformën “X”, Ministria e Brendshme tha se shtatë helikopterë dhe më shumë se 500 punonjës shpëtimi ishin angazhuar në terren.

Teleferiku ku ndodhi aksidenti ka 36 kabina me një kapacitet prej gjashtë personash secila dhe për t’u ngjitur në objektin Tunektepe me pamje panoramike të qytetit të Antalias duhen mesatarisht nëntë minuta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi