Kapen mbi dy ton kokainë në Republikën Domenikane, e mbërritur nga Antverpi në Belgjikë, duke shënuar kështu sasinë e dytë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vend.
Autoritetet thanë se inspektuan kontejnerët në portin e Kuasedo, në Boka Çika, ku u gjetën plot 2198 pako me drogë.
Dërgesa vinte nga Panamaja dhe si destinacion kishte Europën, siç saktësoi më vonë në një konferencë për shtyp Drejtoria Kombëtare e kontrollit të Drogës, e cila ka sekuestruar sasinë 2 ton të drogës, për hetime të mëtejshme. (A2 Televizion)