“Vrasës, vrasës”, protesta masive pas katastrofës spanjolle nga përmbytjet

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2024, 11:36 | Bota

Mijëra protestues mbushën rrugët e Valencias mbrëmë të shtunën për të kërkuar llogari për trajtimin e qeverisë rajonale ndaj përmbytjeve katastrofike që kanë marrë jetën e më shumë se 200 personave.

Në një nga fatkeqësitë natyrore më vdekjeprurëse të Evropës në dekada, ujërat e përmbytjeve shkatërruan provincën e Valencias, duke lënë rreth 80 njerëz ende të zhdukur

Ndërsa protestuesit u mblodhën në qendër të qytetit, shumë kërkuan dorëheqjen e liderit rajonal Carlos Mazon, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të krizës.

Demonstruesit bërtisnin thirrjet "Vrasës!" dhe mbanin tabela që lexonin, "Duart tona janë njollosur me baltë, tuajat me gjak", ndërsa suvatuan Pallatin e Qeverisë Rajonale të Valencias me gjurmë duarsh me baltë, një simbol i zemërimit dhe zhgënjimit të tyre, raporton A2.

Demonstrata, e organizuar nga mbi 30 grupe civile, ishte një përgjigje ndaj asaj që banorët e përshkruajnë si veprim të vonuar përballë një situate emergjente.

Protestuesit pretendojnë se Mazon lëshoi një alarm shumë vonë, disa orë pasi uji kishte përmbytur tashmë fshatrat në të gjithë rajonin. Disa bashki lokale dhe madje edhe Universiteti i Valencias ngritën alarmin përpara qeverisë rajonale duke filluar që në 28 tetor.

Shërbimet kombëtare të motit lëshuan gjithashtu një alarm të kuq për shira të dendur më 29 tetor, por shumë besojnë se autoritetet lokale nuk arritën të veprojnë mjaft shpejt, duke kontribuar në shkatërrimin e gjerë.

Ndërsa protesta mbeti kryesisht paqësore, tensionet u ndezën pasi disa demonstrues hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë dhe u përleshën me autoritetet, duke çuar në përleshje të shkurtra. Para godinës së qeverisë, protestuesit lanë pas këpucët dhe rrobat me baltë, ndërsa brohorisnin "vrasje, vrasje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos