Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shpërtheu në lot teksa i bëri thirrje grave që të bëjnë më shumë fëmijë, duke thënë se është detyra e tyre që të ndalojnë shkallën në rëndie të lindjeve për të forcuar fuqinë kombëtare.
Në thirrjen e tij ndaj grave, ai u pa teksa fshinte lotët me shami në një takim kombëtar të mbajtur në Penian.
“Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve dhe kujdesi ndaj fëmijëve janë detyrat tona të ruajtjes së shtëpisë sonë”, tha Kim Jong Un ndër të tjera në fjalimin e tij, i cili u shoqërua me të qara edhe nga gratë e pranishme.
Qeveria e Koresë së Veriut vlerëson se niveli i lindjeve ka rënë vazhdimisht përgjatë 10 viteve të fundit. Edhe pse shkalla e lindshmërisë ka kaluar në nivel 1,79, sërish Koreja e Veriut mbetet më e larta krahasuar me shtetet e tjera në Azi. (A2 Televizion)