“Konflikti mund të prekë Europën”, oficeri i lartë rus paralajmëron luftë në shkallë të gjerë

Nga Xhevahir Qardaku
7 Mars 2024, 15:36 | Bota

Konflikti në Ukrainë mund të përshkallëzojë në një luftë të plotë në Europë. Është ky paralajmërimi që vjen nga gjenerali i ushtrisë ruse, Vladimir Zarudnicki. Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA, gjenerali rus tha se probabiliteti që forcat e Moskës të përfshihen në një konflikt të ri po rritet në mënyrë të konsiderueshme.

"Mundësia e një përshkallëzimi të konfliktit në Ukrainë, në një luftë në shkallë të gjerë në Evropë, nuk mund të përjashtohet. Burimi kryesor i kërcënimeve ushtarake ndaj shtetit tonë është politika anti-ruse e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, të cilët po kryejnë një lloj të re të luftës hibride për të dobësuar Rusinë”, tha Vladimir Zarudnitsky, Gjeneral-Kolonel i Akademisë Ushtarake ruse.

Komentet e Zarudnickit vijnë në një kohë kur Perëndimi po e gjen të vështirë të ndihmojë Ukrainën me më shumë armë dhe financim pas kundërofensive të dështuar të Kievit dhe pasi forcat ruse kanë marrë disa qytete të rëndësishme në fushën e betejës.

Zarudnicki mbrojti një sërë ndryshimesh në mënyrën se si Rusia organizon ushtrinë dhe sigurinë e saj, përfshirë duke e vënë theksin tek mbështetja më e madhe tek ata që i quajti vende mike, për të siguruar interesat e Rusisë dhe për të konsoliduar të gjithë shoqërinë rreth nevojave të mbrojtjes.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu