Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka njoftuar se do të kandidojë për president në vitin 2025, kur do të ketë mbushur më shumë se tre dekada në detyrë.
Njoftimi u bë në ditën e zgjedhjeve parlamentare. "Thojani të gjithëve se do kandidoj në 2025”, tha pasi hodhi votën e tij në kuti, Lukashenko, i cili qëndron në pushtet që nga viti 1994.
Opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, ndërsa udhëheqësit e saj i bënë thirrje popullatës që të bojkotonte votimet.
Liderja e opozitës në mërgim, Svetlana Tikhanovskaya, bashkëshorti i së cilës është në burg, i quajti zgjedhjet e sotme një pafytyrësi e pushtetit.
“Të jemi të qartë. Përpjekja e regjimit për të përdorur zgjedhje të rreme për të legjitimuar veten është e dënuar me dështim”, tha ajo në një video-mesazh.
Lukashenko intends to run for president of Belarus for the seventh time in 2025.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) February 25, 2024
Lukashenko has been clinging to power by any means possible for about 30 years. Having taken the post in 1994, Putin's associate promises his people to "do what is right for Belarus". https://t.co/sh0G6Jdg14 pic.twitter.com/pFqEcUs68R
Këto zgjedhje i denoncuan edhe Shtetet e Bashkuara. "Është e pamundur të mbahet një votim i lirë dhe i drejtë në një klimë frike dhe me më shumë se 1,400 të burgosur politikë", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Regjimi i Lukashenkos përdori represion brutal për të shuar lëvizjen e paprecedentë të protestës që pasoi rizgjedhja në 2020 për të denoncuar mashtrimin e përhapur. Qindra mbështetës të opozitës u burgosën ose u detyruan të largoheshin në mërgim. Organizata joqeveritare “Viasna”, themeluesi i së cilës, fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022, Ales Bialatsky po vuan dënimin me dhjetë vjet burg, ka regjistruar 1,419 të burgosur politikë në Bjellorusi.
Vendi ka qenë në shënjestër të sanksioneve perëndimore dhe është izoluar në skenën ndërkombëtare, por mbetet një aleat kyç i Rusisë, të cilën e ndihmoi për të nisur pushtimin e Ukrainës nga toka e saj në shkurt 2024.
"Ne do të jemi gjithmonë me Rusinë", tha së fundmi Lukashenko, i cili varet nga mbështetja politike dhe financiare e Kremlinit dhe Vladimir Putin. (A2 Televizion)