Kina forcon rojet bregdetare pranë ishujve të Tajvanit

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 07:57 | Bota

Kina forcon rojet bregdetare pranë ishujve të Tajvanit

Pekini ka vendosur një flotë anijesh të rojes bregdetare që nga e diela për të patrulluar rreth Kinmen, ishujt nën kontrollin e Tajvanit, por disa milje larg brigjeve të Fujian.

Lëvizja është një masë shtesë e marrë në përgjigje të aksidentit të 14 shkurtit që mori jetën e dy nga katër kinezëve në bordin e një varke peshkimi që ishte përplasur dhe përmbysur nga një varkë patrullimi në Taipei e angazhuar në një ndjekje për të parandaluar aktivitetet në një "zonë ilegale”.

Roja bregdetare kineze shpjegoi në një deklaratë, se kryente detyra të tilla si kontrollimi i anijeve, mbrojtja e anijeve të peshkimit dhe lëshimi i paralajmërimeve gjatë operacioneve, qëllimi i të cilave ishte "përforcimi i pranisë së zbatimit të ligjit dhe mbrojtja e sigurisë së peshkatarëve".

Lëvizja pasoi një njoftim më 18 shkurt se autoritetet e Fujian do të rrisnin patrullimet pranë Xiamen dhe Kinmen për të "siguruar lundrim të rregullt".

Sipas vëzhguesve, aksidenti fatal duhet të konsiderohet si një mundësi që i ka lejuar Republikës Popullore të rrisë presionin ndaj Tajvanit, i konsideruar si një provincë rebele dhe një pjesë "e patjetërsueshme" e territorit të saj, që të ribashkohet edhe me forcë, nëse është e nevojshme.

Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale nënvizoi gjithashtu nevojën për të forcuar patrullimet gjatë sezonit të pikut të peshkimit për të mbrojtur jetën dhe pronat e peshkatarëve. Autoriteti i Rojës Bregdetare të Fujian kreu gjithashtu një stërvitje gjithëpërfshirëse të zbatimit të ligjit në ujërat pranë Xiamen dhe Kinmen të dielën pasdite me qëllim të testimit të reagimit të shpejtë dhe aftësive të menaxhimit të emergjencave të anijeve të forcës të rendit, sipas shënimit të rojës bregdetare kineze.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë