Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Izraeli pretendon se “theu” Hamasin në negociatat për pengjet, palestinezët përgenjështrojnë

Nga Xhevahir Qardaku
25 Shkurt 2024, 10:55 | Bota



Përpjekjet për paqen dhe lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë. Një delegacion izraelit gjendet në Katar për negociata, përfshirë dhe vlerësimin e mundësisë së një armëpushimi në Gaza.

Kjo lëvizje nga Kabineti i Luftës vjen pas shqyrtimit të përmbajtjes së bisedimeve ndërmjetësuese të zhvilluara në Paris me SHBA-në, Egjiptin dhe vetë Katarin.

Shefi i shtabit të liderit të Hamasit tha se raportimet se grupi islamik kishte hequr dorë nga disa prej kërkesave të tij në negociatat për lirimin e pengjeve ishin “propagandë izraelite”. Hamas më pas akuzoi shtetin hebre se po përpiqej të pengonte përpjekjen për të arritur një marrëveshje.

Kushtet e vendosura nga Hamasi për një marrëveshje mbeten ndërprerja e luftës, tërheqja e forcave izraelite nga Gaza, heqja e bllokadës dhe rehabilitimi i Rripit. Një burim palestinez i tha Sky News Arabia se ka të ngjarë që qeveria e autoritetet palestinez e Mohammed Shtayyeh mund të japë dorëheqjen së shpejti për të favorizuar një qeveri të re teknike deri në fund të javës.

Sipas medias në fjalë, këto zhvillime përforcojnë raportet se Hamasi ra dakord javën e kaluar për formimin e një qeverie të përkohshme, misioni i së cilës është të rindërtojë Gazën dhe të rivendosë sigurinë pas luftës.

Ndërkohë, Izraelit ka vazhduar me bombardimin në jugun e enklavës, pranë kufirit me Egjiptin, me pretendimin se shënjestroi një magazinë armësh të Hamasit. Trupat e Tel Avivit vazhdojnë ofensivën e tyre në jug të Gazës, veçanërisht në Khan Yunis.

Zëdhënësi ushtarak e bëri të ditur këtë duke raportuar se "gjatë përpjekjeve për evakuimin e popullatës civile nga zonat e luftimit, ushtarët identifikuan dhe kapën terroristët që po përpiqeshin të arratiseshin duke u fshehur mes civilëve".

Ndërkohë, zëri kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu po vazhdon që të zgjerohet. Një protestë masive është zhvilluar në Izrael në kërkim të lirimit të pengjeve. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë manifestuesit, duke përdorur dhunën dhe ujin me presion.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi