Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Rikthehen protestat pro Palestinës, aktivistët bllokojnë urën ikonike të Londrës

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 22:44 | Bota

Protestuesit pro-palestinez detyruan policinë në Londër që të mbyllte urën ikonike “Tower Bridge” mbrëmje e së shtunës pasi ndezën flakadanë dhe paralizuan trafikun, teksa shprehnin kërkesat e tyre për një armëpushim në Gaza.

Aktivistët valëvitën flamujt palestinezë dhe mbanin një pankartë gjigante ku shkruhej "Shpëtoni Gazën, armëpushim tani", teksa marshonin përtej urës.

Marshimin e drejtonin disa të rinj me daulle dhe vuvzela, ndërsa protestuesit duartrokisnin dhe brohoritnin “Palestina e lirë, e lirë”.

Ura u rihap pasi policia e qytetit të Londrës iu përgjigj tubimit dhe protestuesit u shpërndanë pak orë më pas.

Marshimi në “Tower Bridge” vjen në një kohë kur zyrtarët izraelitë përgatiten të takohen sonte për të dëgjuar përparimin e mundshëm në negociatat e ndërmjetësuara për një armëpushim të ri në Gaza.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli