Deputetja ukrainase në A2 CNN: Ulja në tryezë me Putin vetëm nëse ndal luftën e tërheq trupat

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 14:11 | Bota

Liderja e Partisë “Zëri” në parlamentin ukrainas, Kira Rudik e ftuar në "Ditari" me Erion Dushin deklaroi në dy vjetorin e agresionit rus në vendin e saj, se Ukraina është duke rezistuar ende pasi po lufton për gjënë e duhur.

Ajo falënderoi Perëndimin për mbështetjen gjatë luftës dhe shtoi se ulja në bisedime me Putin mund të bëhet vetëm pasi të ndalojë luftën dhe të tërheqë ushtrinë e tij.

“Kanë qenë dy vite të vështira. Jo të gjithë besonin se ukrainas do të qëndronte në këmbë. Ne po e bëjmë për këtë gjë për dy gjëra, për njerëzit e fortë e Ukrainës dhe t’i kthejmë besimin shteteve demokratike që na mbështesin. Qëndresa është forca jonë, po luftojmë për gjënë e duhur. Ne duam të jemi si të gjithë. Duam që ta fitojmë këtë luftë, duam t’i rikthejmë Ukrainës të gjithë territorin. Ju nuk keni parë faktin që nuk mund të flisni me Putin dhe të arrini një marrëveshje me të. Gabimi që bëhet është se Rusia mund të bëhet pjesë e një marrëveshje. Rusia nuk ka ndërmend t’i përmbahet asnjë marrëveshje. Duhet të dimë se çfarë do të dalë nga ky dialog. Kemi parë pushimin e territoreve që Rusisë nuk i përkasin. Kushti i vetëm është ndalimi i luftës dhe tërheqja e ushtrisë për uljen në dialog”, u shpreh deputetja ukrainase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos