Liderja e Partisë “Zëri” në parlamentin ukrainas, Kira Rudik komentoi në Ditar me Erion Dushin dhe vizitën e presidentit Zelensky në Tiranë, e cila është parashikuar të mbahet në fund të këtij muaji, në kuadër të një takimi ndërkombëtar për Ukrainën.
Rudik falënderoi Shqipërinë dhe shqiptarët për mbështetjen e treguar që nga nisja e luftës dhe mikëpritjen e refugjatëve ukrainas.
“Falënderojmë Shqipërinë për të gjithë mbështetjen që kemi marrë. Është një lajm i mirë ardhja e presidentit Zelensky në Shqipërinë. Falënderojmë popullin shqiptar që ka pritur refugjatët ukrainës, ky është një fakt që nuk duhet harruar”, tha Rudik. (A2 Televizion)