Zjarrfikësi hero shpëton macen e bllokuar në majë të shtyllës në Fier

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 12:02 | Aktualitet

Krahas përballjes me zjarret, shërbimet zjarrfikëse të Fierit, u duhet tu vijnë  në ndihmë dhe shpëtimit të kafshëve.

I tillë ka qenë dhe rasti i sotëm , ku një mace ka mbetur në majë të një shtylle korrenti të tensionit të lartë . Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohet.

Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë pasi energjia nuk ishte stakuar. Pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit kanë mundur të zbresin nga shtylla macen.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ Liri” dhe ka ngjallur kureshtjen e gjithë banorëve të shqetësuar për fatin e maces.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli