Një çakall në mes të qytetit, kapet në shkallët e TKOB

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2024, 09:13 | Aktualitet

Një mëngjes aspak i zakontë në qendër të kryeqytetit këtë të shtunë. Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit. 

Gjitari, që nuk është aspak i zakontë për rrugët e një qyteti të zhurmshëm dhe larg zonave të pyllëzuara si Tirana, është vendosur përkohësisht në një kafaz nga punonjës të ZooPark Tirana. 

Nuk dihet ende sesi kjo kafshë e egër përfundoi në qendër të Tiranës. Megjithatë ajo tashmë ndodhet në ambientet e kopshtit zoologjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos