Shumëkush nuk priste që Rusia të sulmonte Ukrainën, por lufta tashmë futet në vitin e dytë. Dhe, sateliti i Rusisë në Ballkan është Serbia, e cila së fundmi lëvizi dhe trupat e saj ushtarakë pranë kufirit.
Për deputetin demokrat, Tomor Alizoti, njëlloj si me Rusinë ndërkombëtarët dhe vetë Shqipëria po tregohen neglizhentë.
I ftuar në “Ditari” nga Bruna Çifligu, Alizoti u shpreh mbrëmjen e së premtes se incidenti në Banjskë tregoi se Serbia ishte gati për një skenar dhe pretekst lufte.
“Ishin trupa elitarë të armatosur shumë rëndë, për të krijuar një skenar që do të prodhonte luftën. Ushtria serbe, sipas tyre, do të duhej të ndërhynte të mbronte popullin serb. Kjo e bën Serbinë më të rrezikshme,” u shpreh ai.
Pas luftës me Kosovën dhe ndërhyrjen e NATO-s, Serbia siç u shpreh Alizoti nuk pati asnjë lloj reflektimi, dhe sot e sheh veten si viktimë. Dhe, riarmatosja është një mënyrë, në këndvështrimin e serbëve, për të rimarrë “të drejtat e tyre.”
“BE ka neglizhuar tmerrtësisht Serbinë,” deklaroi Alizoti duke shtuar se në këndvështimin e tij, BE është një fuqi e madhe burokratike, aspak efikase.
Zgjidhja për situatën në Kosovë, do të ishte që ajo të anëtarësohej në NATO.
Sjelljen e kohëve të fundit të kryeministrit Albin Kurti me ndërkombëtarët, Alizoti e vilësoi të duhurën, por shtoi se do të duhej një lloj përmbajtjeje.
“Kurti po tenton të vërë kufijtë e Kosovës. Amerikanët duan një Ballkan të stabilizuar. Ka një lloj përplasjeje mes të drejtës që ka Kosova dhe Kurti...Kurti i ka fituar të gjitha betejat politike. Duhet të jetë pak më i kujdesshëm me amerikanët sepse nuk mund të fitosh çdo betejë.” (A2 Televizion)