Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe për ndërtimin e linjës së re hekurudhore për në aeroportin e Rinasit, do të bëhet bllokim i trafikut rrugor në segmentin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
Sipas ARRSH-së bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit, me qëllim për të mos bllokuar qarkullimin gjatë ditës, teksa kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
Njoftim i ARRSH-së
Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.
Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje. (A2 Televizion)