Shqetësimet e ngritura për abuzimet me rrjetet sociale kryesisht me të mitur, të cilat ishin në fokus edhe të takimit të ministrit të Brendshëm Taulant Balla me drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek, u diskutuan në studion e Ditarit me Bruna Çifligun në A2 CNN, me zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Zv.ministri dha udhëzimet se si duhet të veprojë një individ nëse përndiqet në rrjetet sociale dhe tregoi masat që merr policia në këto raste.
“Sistemi duhet të ofrojë mundësinë të raportojë direkt. Do ketë grup të dedikuar për të moderuar përmbajtjen në gjuhën shqipe, do të ketë përdorimin e mekanizmave automatikë që të mos lejojë përmbajtje denigruese. Bashkëpunim me palët e treta, organizata për mbrojtjen e të miturve. Nga java e ardhshme fillon zbatimi i masave çështjet që do të thotë që çështjet raportohen nga Shqipëria si ato që kanalizohen te kjo organizatë që bashkëpunon me policinë si ato direkt policia e shtetit, do ketë për mesazhet serioze mbyllje të profileve për një afat 24 orësh por edhe afat maksimal për 72 orë, por edhe në polici duke bërë kallëzim. Kemi një reagim dhe besoj që me atë që u dakordësua në takim, shtimi i kontrollit prindëror. Nëse kemi rats që po e shfrytëzon për qëllime kriminale dhe duhet më shumë informacion, organizata merr si njoftim, po policia thotë që ne po hetojmë e thellohemi”, u shpreh ai, teksa bëri thirrje të gjithë që të kallëzojnë çdo lloj forme abuzimi.
Krimi kibernetik është shqetësues dhe këtë Sipas Lamallarit e tregojnë edhe shifrat në rritje. Sipas tij vetëm në vitin 2023 ka patur rritje me 40% nga një vit më parë.
“Abuzimi online është shqetësues, përfshihen sektorë të posaçëm për hetimin e pornografisë me të mitur. Kemi rritje të veprave penale të regjistruara nga policia shumë prej tyre vijnë nga raportimet e qytetarëve. Vetëm në 2023 rritje me 40% nga një vit më parë 765 vepra penale të regjistruara vitin e shkuar. 70% e tyre lidhen me abuzimin dhe përdorimin e paligjshëm të rrjeteve sociale. Kemi parë raste që për të miturit shndërrohet në traumë. Ndonëse autorët vihen para përgjegjësisë, por ne po mendojmë për qasje më të gjerë ku në qendër janë viktimat. Numri më i lartë i përdoruesve janë të rinjtë e të miturit dhe janë më të pambrojtur, kërkon më shumë. Rastet më të raportuara janë të mitur dhe gra”.
Ndër platformat online më shqetësues ai përmendi Tik Tok Ku edhe kontrolli është më i vështirë, dhe bëri apel për kontroll të postimeve nga prindërit. (A2 Televizion)