Përplasja në xhaminë “Dine Hoxha”, Arapi: Myftiu, pjesë e FETO, i akuzuar për manipulim zgjedhjesh

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2024, 09:58 | Aktualitet

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe besimtari, Floriar Arapi, ishte i ftuar në "Dita jonë", ku foli për incidentin në xhaminë “Dine Hoxha”, ku myftiu i Tiranës, Lauren Luli, u pengua prej tij të fliste në ambientet e këtij objekti kulti.

Sipas Arapit, myftiu Luli është pjesë aktive e organizatës FETO dhe është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve për drejtuesit e Komitetit Mysliman Shqiptar.

Arapi deklaroi se në Shqipëri, ndonëse ka një numër të vogël besimtarësh nga FETO, ata kanë mundur të uzurpojnë institucionet drejtuese të komunitetit, por janë infiltruar edhe në administratë për të zgjeruar ndikimin e tyre.

“Debati është publik me myftiun e Tiranës. Myftiu i Tiranës është njeriu organizativ i FETO. Është akuzuar për manipulimin e zgjedhjeve në KMSH. Në një xhami në institut është larguar me shpejtësi pasi është përplasur fizikisht. Lëvizja Gulen ka një numër të vogël te besimtarët shqiptarë dhe janë të padukshëm. Mirëpo kur vjen në kapjen e KMSH, ata janë infiltruar dhe janë shumica e myftive dhe anëtarëve të këshillit. Është e kapur dhe besimtarët janë të irrituar, pasi nuk janë përfaqësues të tyre. FETO, i infiltruar në shumë institucione dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm. Është një rrezik permanent”, tha Floriar Arapi.

Arapi, gjithashtu bëri dhe një shpjegim se kush është organizata FETO, e cila sipas tij është terroriste dhe mund të krahasohet me Al Kaedën apo ISIS.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos