Këto katër gra në moshë pensioni prej shumë vitesh i gjen bashkë në cepin e tregut të lagjes “24 maji” të Vlorës. Secila përpiqet me punët e dorës të nxjerrë diçka më shumë që të përmbushin detyrimet që nuk i mbyllin dot me pensionin.
Por përtej anës ekonomike, punimet e tyre kryesisht ne lesh, janë një art i vërtetë. Një produkt i bërë me dorë, i trashëguar nga nënat e tyre.
Shumë mund për të arritur një fitim minimal, të cilin nuk e marrin çdo ditë. Por sa pasioni për këto punime sa shpresa se mbase do të vijë dikush për t’i blerë i bën të mos dorëzohen edhe pse kohët e fundit shprehen se kërkesat e blerësve kanë rënë
Ashtu si nënat ua mësuan atyre edhe vetë duarartat e fundit të Vlorës janë përpjekur tua kalojnë stafetën vajzave të tyre, të cilat nuk duket se do të vazhdojnë më këtë traditë.
Nuk do të jetë e largët koha që punime të tilla të bëra me dorë nuk do të gjenden më në treg, duke rrezikuar të shuhet një traditë shekullore.
(A2 Televizion)