Macron ideoi dërgimin e trupave në Ukrainë, reagon SHBA

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 21:18 | Bota

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi pas lajmit kryesor të ditës së sotme në lidhje me luftën në Ukrainë, ku presidenti Macron nuk përjashtoi idenë e diskutimeve për dërgimin e trupave ushtarake në ndihmë të Kievit.

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller siguroi se presidenti Joe Biden e ka përjashtuar dërgimin e trupave amerikane për të luftuar në Ukrainë.

“Sigurisht, çdo vend është i lirë të flasë për interesin e vet, por përveçse presidenti e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka përjashtuar çdo trupë të NATO-s që të luftojë në Ukrainë”, tha Miller.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Kongresit të miratojë fonde shtesë për ndihmën ndaj Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos