Tronditet Turqia, tjetër tërmet në Çanakala

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 18:16 | Bota

Tronditet Turqia, tjetër tërmet në Çanakala

Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur Turqinë. Epiqendra e tërmetit raportohet se ishte në qendër të qytetit të Çanakalasë.

Tërmeti raportohet se kishte një thellësi prej 7 kilometrash, ndërsa u pasua nga një pasgoditje me forcë prej 2.4 të shkallës Rihter.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme, por lëkundja ka ndodhur në zonën e detit Marmara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë