Macron nuk përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë, Zelensky në CNN: Pa ndihmën e SHBA, Rusia mund të fitojë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 07:03 | Bota

Macron nuk përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë,

“Pa ndihmën amerikane, Rusia mund të fitojë dhe miliona ukrainas do të vdesin”. Kështu u shpreh Volodymr Zelensky në një intervistë për CNN.

Presidenti ukrainas tha se mori mbështetje nga Mike Johnson dhe se kryetari i Dhomës i premtoi atij që do të bëjë gjithçka për të mbështetur Ukrainën.

"Duhet t'i besoj atij. Paratë amerikane përfundojnë kryesisht në prodhimin ushtarak amerikan, jo në buxhetin tonë”, vazhdoi ai, duke premtuar megjithatë reforma për transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.

 “Nuk mund ta kuptoj se si Trump mund të jetë në anën e Putinit, ai nuk e kupton që Putini nuk do të ndalet kurrë. Nëse ai e mbështet atë do të jetë kundër amerikanëve dhe interesave amerikane”, përfundoi Zelensky.

Ndërkohë presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi lindjen e një "koalicioni" për të furnizuar me raketa dhe bomba me rreze të mesme dhe të gjatë Kievin. Në fund të konferencës së Parisit për Ukrainën, Macron tha se “prioriteti i prioriteteve është çështja e municioneve dhe të gjitha raketave dhe bombave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ukrainasit”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në të ardhmen nuk mund të "përjashtohet.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet bërë në mënyrë që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë. Për të arritur këtë objektiv, gjithçka është e mundur dhe dërgimi i trupave perëndimore në të ardhmen nuk mund të përjashtohet”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë