Dy fëmijë të porsalindur dhe dy gra kanë humbur jetën teksa një varkë me emigrantë u mbyt në ishullin grek të Kos në detin Egje, shkruan A2.
Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare greke, e cila arriti të shpëtonte 27 emigrantë të tjerë, mes të cilëve edhe një person i dyshuar si drejtuesi i varkës, i cili u arrestua.
Aksidentet me varkat e emigrantëve janë të zakonshme në ujërat greke, një nga rrugët që ata largohen nga Afrika ose Lindja e Mesme për të arritur në Evropë. (A2 Televizion)