Ministri i Jashtëm francez: Aleatët e Ukrainës nuk duhet të paragjykojnë Trump, t'i japim kohë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2024, 14:46 | Bota

Ministri i Jashtëm francez: Aleatët e Ukrainës nuk duhet të

Kievi dhe aleatët e tij nuk duhet të paragjykojnë se si do ta trajtojë Donald Trump konfliktin në Ukrainë, tha sot ministri i Jashtëm i Francës.

Sipas mediave të huaja, Vladimir Putin ka thënë më herët se pretendimi i Trump se ai mund t'i japë fund luftës në Ukrainë, meriton vëmendje, megjithëse Kremlini sot mohoi raportet se të dy udhëheqësit kishin folur në telefon për konfliktin.

Jean-Noel Barrot tha se "ne absolutisht nuk duhet të paragjykojmë" se çfarë mund të thotë një administratë e dytë Trump për Ukrainën.

"Duhet t'i japim kohë," i tha ai Forumit të Paqes në Paris, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi se çdo iniciativë duhet të sigurojë që vetë Ukraina të përcaktojë kohën dhe kushtet për përfshirjen në një proces negociator.

Ndërkohë, tha ai, aleatët perëndimorë duhej t'i jepnin Kievit të gjitha mjetet e nevojshme për të zmbrapsur forcat pushtuese ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos