Pasagjerët e një avioni të kompanisë “Canaryfly” kanë përjetuar momente tmerri teksa do të uleshin në aeroportin César Manrique.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë kur avioni i nisur nga Gran Canaria në Spanjë me destinacion Lanzarote hasi vështirësi për t’u ulur në pistë si pasojë e erës së fortë.
Deri në momentin që avioni preku pistën gjithçka dukej normale, por menjëherë ai u ngrit sërish në ajër. Piloti e provon përsëri, por këtë herë përplasja është edhe më e fortë. Për fat të mirë, ai arrin ta ngrejë avionin sërish në fluturim duke shmangur përplasjen që mund të ishte fatale me pistën.
Ai bëri një rrotullim rreth pistës dhe herën e dytë u tregua më i saktë duke e ulur avionin pa pasur asnjë problem. Megjithatë, tmerri në radhën e pasagjerëve ishte tejet i madh, të cilët fatmirësisht përfunduan në tokë pa lëndime.
(A2 Televizion)