Nuk arriti të bëjë dallimin midis njeriut dhe një kuti perimesh, roboti vret punëtorin e fabrikës

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 18:35 | Bota

Nuk arriti të bëjë dallimin midis njeriut dhe një kuti

Teknologjia jo gjithmonë vjen për mirë. Një burrë u shtyp për vdekje nga një robot në Korenë e Jugut  pasi nuk arriti ta dallonte atë nga një kuti perimesh.

Viktima, një punëtor i një kompanie robotike rreth të 40-tave, po inspektonte  sensorin e makinës në një qendër shpërndarjeje për prodhimet bujqësore në Gyeongsang të Jugut në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Makina, e cila po ngrinte kuti me speca në një paletë, e kapi burrin me krahun e saj dhe e shtyu pas rripit transportues, duke i marrë jetën. Roboti duket se ka keqfunksionuar dhe e ka identifikuar njeriun si një kuti, thanë burimet policore.

Punëtori u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos