Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

NATO në luftë me Rusinë? Sa gati është aleanca ku bën pjesë edhe Shqipëria

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 14:46 | Bota

Ethet e një lufte, të padëshiruar, mes NATO-s dhe Rusisë po bëhen gjithnjë e më të ndjeshme. Rivaliteti historik mes superfuqive ushtarake, po shndërrohet në një “mundje krahu” që rrezikon jetët e miliona njerëzve të pafajshëm në të dyja anët.

Lufta në Ukrainë, shpesh ka kaluar kufijtë e shtetit që drejtohet nga Zelensky, me raketa apo mbetje që kanë rënë në Poloni, Rumani dhe vende të tjera anëtare të aleancës së atlantikut të veriut. Që në nisje të konfliktit në shkurt të vitit 2022, NATO ka ndryshuar thuajse gjithçka në drejtim të mbrojtjes, që nga doktrina ushtarake e deri tek fuqizimi i arsenalit luftues.

“Me gishtin në këmbëz po qëndron Vladimir Putin”. Kështu shërbimet sekrete të shumë vendeve europiane dhe në veçanti ato të shteteve skandinave e baltike, paralajmërojnë se arma e tij është pozicionuar në drejtim të vendeve të NATO-s. Suedia dhe Norvegjia u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të përgatiten për luftë me Rusinë, ndërsa ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se "Moska mund të nisë një luftë kundër Perëndimit pas pesë ose tetë vitesh".

Ndërkohë në orët e fundit, shërbimet e inteligjencës daneze kanë paralajmëruar se një sulm ushtarak rus kundër vendeve të NATO-s është "shumë i mundshëm". Edhe qeveria polake gjithashtu pranon se vendi po përgatitet për luftë me Putinin. Vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një deklaratë të ditëve të fundit paralajmëroi Europën se lufta e nisur nga Rusia mund të përfundojë dhe në zemër të kontinentit të vjetër.

Por ai nënvizoi se NATO, aktualisht nuk është gati për një përballje ushtarake me superfuqinë globale të Rusisë. “Ushtritë europiane nuk janë gati. Do të jetë një tronditje për to. Ku është garancia që NATO do të reagojë me shpejtësi?”, u shpreh Zelensky. Por ne kemi kontrolluar faktet në lidhje me këtë alarm dhe pretendim, duke kristalizuar të gjitha veprimet e aleancës perëndimore për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të saj nga ndonjë kërcënim apo luftë me Rusinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi