Netanyahu bën thirrje për evakuimin e Rafah-s

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2024, 21:50 | Bota

Netanyahu bën thirrje për evakuimin e Rafah-s

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka udhëzuar ushtrinë që të bëjë gati një plan evakuimi për popullsinë në Rafah. Urdhri i kryeministrit izraelit vjen pasi Hamasi pësoi humbje në qytetin jugor të Gazës.

Më shumë se 1.3 milionë njerëz besohet se ndodhen në Rafah, shumica e të zhvendosurve nga pjesë të tjera të Gazës, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu tha të enjten se Forcat Mbrojtëse të Izraelit do të shkojnë së shpejti në Rafah, bastionin e fundit të Hamasit.

Në deklaratën e lëshuar të premten, Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi se nuk ishte e mundur të eliminohej Hamasi dhe të liheshin "katër batalione të tij në Rafah".

“Nga ana tjetër, është e qartë se një operacion masiv në Rafah kërkon evakuimin e popullatës civile nga zonat e luftimit”, thuhet më tej në njoftim.

“Kjo është arsyeja pse kryeministri udhëzoi IDF-në dhe strukturat e mbrojtjes që të sjellin në kabinet një plan të dyfishtë si për evakuimin e popullsisë ashtu edhe për shpërbërjen e batalioneve.”

Rafah është qendra e fundit e madhe e popullsisë në Gaza që nuk është e pushtuar nga IDF. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos