Nevada refuzon Trump-Haley, Biden fiton me shumë lehtësi primaret: Në rrezik demokracia

Nga Xhevahir Qardaku
7 Shkurt 2024, 15:00 | Bota

Joe Biden ka fituar me shumë lehtësi primaret demokrate në Nevada, që mbahen për presidencialet e këtij viti. “Ky është një tjetër hap drejt një mandati të ri”, ish komenti i parë i presidentit amerikan pas rezultatit të mirë të arritur.

Biden tha edhe njëherë se demokracia e Shteteve të Bashkuara është në rrezik dhe bëri thirrje që votuesit të refuzojnë ofertën e Donald Trump. Zgjedhje primare do të mbahen edhe në kampin republikan. Megjithatë sondazhet tregojnë një refuzim të të gjithë palëve.

Kandidatja Nikki Haley pritet që të mos fitojë, edhe pse është e vetme në garë. 61.2 për qind e votuesve në Nevada parashikohet të zgjedhin opsionin “Asnjëri nga kandidatët”, ndërsa ish ambasadorja në OKB do të sigurojë vetëm 32.4 për qind të mbështetjes. Trump nuk është pjesë e fletës së votimit. Përkundër këtyre shifrave, Haley nuk ka dhënë asnjë sinjal se mund të tërhiqet nga gara.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos